📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Zjarr 1

Ministria e Mbrojtjes informoi se, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 29 vatra zjarri nga të cilat 11 vatra aktive, 3 janë nën monitorim dhe 4 nën kontroll.

Për përballimin e situatës vijon një angazhim i gjerë i strukturave të Mbrojtjes Civile, me 249 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes informon se janë angazhuar gjithashtu 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa FA ka vënë në dispozicion 9 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Dajt, Tiranë, po vijon puna në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Edhe në Priskë e Madhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Përmet, Gjirokastër mbeten aktive vatrat në malin e Nemërçkës dhe në malin Dhëmbel. Terreni paraqitet i vështirë, ndërsa forcat zjarrfikëse, punonjësit e sektorit pyjor dhe vullnetarët po vijojnë punën për izolimin e tyre. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, Dibër vijon një nga operacionet më të rëndësishme, me 120 forca të bashkisë, 57 efektivë të FA-së, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të AdZM-së.

Falë ndërhyrjes së forcave është vendosur nën kontroll perimetri pranë banesave dhe është evituar rreziku për djegien e tyre. Nga ajri kanë operuar 2 avionë “Air Tractor”, ndërsa puna vijon në dy drejtimet e tjera ku zjarri ruan intensitet.

Në Qafë Helmës, Bulqizë–Dibër, vatra vijon aktive në terren pyjor, me angazhimin e 10 efektivëve të MZSH-së, 6 forcave bashkiake dhe 6 forcave nga njësia administrative Selishtë.

Në Trojë, Mirditë, për izolimin e vatrës janë angazhuar 13 efektivë të MZSH-së me 3 automjete zjarrfikëse, 36 forca bashkiake, 3 policë, 20 vullnetarë, si dhe 2 automjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA-së.

Në Shkodër vijojnë aktive vatrat në Rrenc dhe Goraj-Budishtë. Forcat e MZSH-së dhe Shërbimit Pyjor po punojnë për izolimin dhe shuarjen e tyre; në Goraj-Budishtë nuk ka rrezik për banesat dhe vatra po shkon drejt izolimit.

Në Elbasan mbeten aktive vatrat në Dardhë, bashkia Librazhd, ku operojnë MZSH, forcat pyjore dhe bashkiake, si dhe në Shalës, bashkia Cërrik. Në Dardhë nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në tërësi, operacionet vijojnë me angazhim të koordinuar nga toka dhe ajri, ndërsa në disa prej zonave më të ekspozuara është bërë e mundur mbrojtja e banesave dhe kufizimi i përhapjes së zjarrit.

AKMC, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën dhe të koordinojë angazhimin e kapaciteteve sipas nevojës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights