📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 06 18 at 13.22.58 1024x682

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi mori pjesë sot në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Bruksel, ku u diskutuan prioritetet kryesore të Aleancës në funksion të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euro-atlantike.

Në ministerial është theksuar rëndësia e ruajtjes së unitetit ndërmjet aleatëve, rritjes së gatishmërisë operacionale dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim ndaj sigurisë ndërkombëtare.

Në publikimin e tij në rrjet social, Ministri Nufi vlerëson se: “Bashkëpunimi ndërmjet aleatëve, investimet në mbrojtje dhe modernizimi i kapaciteteve ushtarake janë garancia më e fortë për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.”

Duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, ministri nënvizon ndër të tjera se: “Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri në kuadër të NATO-s si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme, duke forcuar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights