Roberta metsola

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të marrin në konsideratë reformat para zgjerimit, siç po i nxit Presidentja e Parlamentit Europian.

Pas miratimit në seance plenare të propozimit për heqjen e unanimitetit, Roberta Metsola tha se duhet që të jemi gati për një Bashkim Evropian të zgjeruar.

“Nëse duam që të jemi gati për një Bashkim Evropian të zgjeruar, duhet t’i marrim seriozisht reformat tona të brendshme të BE-së. Ngërçi aktual të BE-së rrjedh nga mungesa e vullnetit politik për të përcaktuar një strategji të qartë për reformat para-zgjerimit, të nevojshme për të siguruar që një familje me më shumë se 27 anëtarë të funksionojë në mënyrë efektive. Shpresoj që institucionet dhe shtetet anëtare të kenë një diskutim të ndershëm mbi këtë temë”, tha Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Europian.

Sipas Metsolës, një proces “serioz” i pranimit në BE është thelbësor për të demonstruar se shtetet kandidate po mbështeten për ta realizuar zgjerimin të bazuar në meritë.

Një rast konkret është propozimi i Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, për të rishqyrtuar rregullin e unanimitetit gjatë gjithë procesit të zgjerimit të BE-së, gjë që nuk kërkohet ligjërisht nga Traktatet. Synohet kalimi nga unanimiteti në votimin me shumicë të kualifikuar.

Ky sugjerim është pritur me kundërshtim të fortë nga shtetet anëtare, të cilat do të preferonin të përqendroheshin në një plan për të pranuar anëtarë të rinj pa u dhënë atyre të drejta të plota vote.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights