Digjet banesa vdes e moshuara 1 1024x578

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në 15 janar 2026 në qytetin e Korçës.

Një banesë në lagjen numër 13 ka marrë flakë dhe si pasojë e tymit, një 70-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë. Viktima Fluturie Potka ishte e paralizuar.

E moshuara jetonte e vetme.
Dyshohet se e moshuara qëndronte në një dyshek elektrik, i cili ka marrë flakë fillimisht e më pas zjarri është përhapur kudo në apartament.
E moshuara kishte zgjedhur të qëndronte në Shqipëri, pasi kishte fëmijët në emigrim.
Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por ishte tepër vonë.

“Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Fluturie Potka, rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Banorja: Fëmijët e lusnin të shkonte me ta, donte të jetonte vetëm

Një banore, komshie me zonjën, e cila u dogj nga flakët, që përfshinë banesën e saj, u shpreh se viktima jetonte vetëm prej vitesh. Sipas saj, gruaja e moshuar e paralizuar kishte dy fëmijë, por se nuk dëshironte të jetonte me ta. “Ishte një zonjë, që punonte për veten e saj. Fëmijët i thoshin që ‘hajde me ne’ dhe nuk shkonte. Kishte vite që jetonte vetëm. Ajo u paralizua nga këmbët. Kur ishte mirë, shiste petulla. Kishte një person, që e ndihmonte me aq sa kishte mundësi. Kishte kohë që jetonte vetëm. Fëmijët kishin gjendje ekonomike, por nuk donte. Ka një djalë dhe një vajzë. Djali i thoshte që hajde me mua, por nuk dëshironte”, tha banorja.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin të tilla ngjarje në vendin tonë. Edhe më herët janë shënuar raste të ngjashme, ku të moshuar që jetojnë vetëm, kanë ndërruar jetë pasi flakët kanë përfshirë banesën e tyre.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights