480039861 1172085907619908 6751154558450341277 n

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në lidhje me hetimet e SPAK ndaj tij. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj ka edhur sërish akuza ndaj prokurorit Ols Dado, për të cilin thotë se e ka hetuar si hetuesit e Enverit me syrin tek vrima e çelësit.

Veliaj thotë se prokurori Dado e ka bërë pronar të shtëpisë së prindërve të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës në Golem meqë ka gjetur lodrat e djalit të tij në shtëpinë e gjyshes.

Me tej, Veliaj shton se prokurori “e ka kapur me shtëpi në dorë” nga qelizat e telefonit të tij, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve Prill-Maj 2023.

Ai shton se gjatë vitit 2023, ka drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës dhe për krahas postimit ka shpërndarë edhe disa foto që thotë se janë të shkëputura nga fushata.

Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij. Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët – pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore“, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj e ka mbyllur reagimin e tij me një “përshëndetje vëllazërore” të gjithë stafit të Bashkisë së Tiranës.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt:

Përshëndetje të dashur miq,
Uroj të jeni mirë! Unë për vete po lexoj romanin e gjatë të Ols Violinës se, siç e dini, jam i burgosur, por jo i pandehur, kështu që, skuthi më ka hetuar fiks si dikur hetuesit e Enverit me syrin te vrima e çelësit dhe pastaj më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit, për gjëra që po i mësoj në burg.
Që të keni një ide për besueshmërinë e materialeve të llaçit që ka gatuar prokurori ndërtues, në konflikt të hapur interesi, po ju jap një detaj komik nga leximet e mia.
Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.
Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023.
Këtë idiotësi e paska ruajtur si as nën mëngë, se nuk më pyeti kur më kishte përballë e më pyeste për fustanët e gruas, por po të më pyeste do ia kishte kursyer vetes dhe Spakut një turp të tillë.
Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.
Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar.
Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij.
Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët – pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore.
Më falni ta mbyll me një përshëndetje vëllazërore të gjithë stafit të Bashkisë së Tiranës.
Përqafime dhe shumë dashuri të gjithëve ju!

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights