📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Wmremove transformed

Mamaja e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Valbona Xoxa është paraqitur këtë paradite në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Raportohet se mamaja e Ajolës, Valbona Xoxa ka qëndruar për rreth 1 orë në SPAK. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Valbona Xoxa nuk ka preferuar të japë asnjë prononcim për mediat.

Sipas të njëjtave burime, ajo është thirrur për të dhënë shpjegime sa i takon hetimeve që po kryen SPAK në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Sa i përket ankimit të Ajola Xoxës për kundërshtimin e vendimit të GJKKO-së për sekuestrimin e sendeve, gjyqtarja Ilirjana Olldashi e caktuar për këtë çështje ka paraqitur aktin “raport për paaftësinë e përkohshme në punë”. Olldashi është zëvendësuar me gjyqtarin Engert Pëllumbi për shqyrtimin e ankimit në fjalë. Shpallja e vendimit për çështjen në fjalë është caktuar për sot në orën 15:00.

Ndërkohë, këtë mëngjes është paraqitur në SPAK edhe biznesmeni Gentian Sula. Ai nuk pati një komunikim për mediat pas përfundimit të dëshmisë, por mësohet se ai është pyetur përsa i përket hetimeve të Prokurorisë për pasurinë e Erion Veliajt.

Kujtojmë se ndaj biznesmenit Sula është caktuar masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” të premten e parë dhe të katërt të çdo muaji në orën 14:00. Ai akuzohet nga SPAK si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në lidhje me dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights