Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Erion Veliaj

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar këtë të martë, 27 prill, pas seancës së fundit gjyqësore, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohet procesi ndaj Erion Veliajt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtja thekson se është kërkuar që në sallën e gjyqit të paraqiten 35 fashikuj me prova digjitale (CD/USB), të cilat ende rezultojnë të pahapura dhe të pavlerësuara, edhe pse mbi to është marrë vendim nga gjykata.

Sipas avokatit Ndreca, këto prova nuk i janë vënë asnjëherë në dispozicion mbrojtjes dhe vetë Veliaj nuk ka pasur mundësi teknike të njihet me to. Ai akuzon gjykatën se ka refuzuar të verifikojë gjendjen e provave, duke mos i sjellë ato në seancë dhe duke i konsideruar të ezauruara afatet për shqyrtimin e tyre.

Ndreca e cilëson situatën si “absurde”, duke kundërshtuar edhe pranimin e gjykimit të shkurtuar për disa të pandehur, ndërkohë që një pjesë e provave, sipas tij, nuk janë hapur ende.

Një tjetër pikë kritike, sipas avokatit, ishte refuzimi i kërkesës për transmetimin e seancave gjyqësore, si dhe mospranimi i kërkesës që Veliaj të mos qëndrojë në kafazin e xhamit gjatë gjykimit, çka ai e konsideron cenim të dinjitetit dhe barazisë së palëve.

Seanca e djeshme nuk ishte thjesht një diferencë qëndrimesh proceduriale, por një kontrast i fortë midis një mbrojtjeje që kërkon standarde, profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe një procesi që i shmang standardet, Kushtetutën dhe ligjin. Ajo ekspozoi një rrezik real: një drejtësi që shmang përballjen me faktet dhe të vërtetën, duke u kthyer nga organ i dhënies së drejtësisë në një mekanizëm “paketim-ambalazhimi” çështjesh, i shurdhër ndaj argumentit dhe i verbër ndaj ligjit.

Kjo nuk na dekurajon. Përkundrazi, e rrit përgjegjësinë tonë nga një detyrë profesionale në një detyrë qytetare, për të përdorur çdo mjet ligjor dhe për ta rikthyer këtë proces në shinat e Kushtetutës dhe standardeve evropiane. Pa këto kushte, çdo përpjekje për të hequr “pataten e nxehtë” apo për të larë duart si “Ponc Pilati” do të dështojë dhe përgjegjësia, dikur, diku, ndaj dikujt, do të kërkojë adresën e saj”, përfundon Ndreca.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights