📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
333333 sd

Një 35-vjeçar, i cili dyshohet se posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, është vënë në pranga.

Gjatë operacionit antidrogë në Tiranë u sekuestruan 833 gramë kokainë, 576 gramë kanabis, 930 euro të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe automjeti i të dyshuarit.

Në pranga ra shtetasi me inicialet E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua në afërsi të një njësie pushimi në fshatin Bërzhitë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndët narkotike, paratë dhe automjetin, në cilësinë e provës materiale.

Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçari i kishte siguruar lëndët narkotike për t’i shitur në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën e Bërzhitës dhe në Qytet Studenti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e veprimeve hetimore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights