📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Rama 2 1024x570

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se me modernizimin që do bëhet për t’ju përgjigjur nevojave të kohës, do të krijohet një “standard ekselence si ai i universitetit të Kembrixhit”, për të gjithë ata që marrin dhe do të marrin shërbime arsimore.

“Kjo është diçka që na bën krenarë që i arritëm kësaj dite”, tha Rama.

Rama: Ju tregoj si avulluan ankesat ndaj procesit të futjes në universitete

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama kujtoi dhe hapat e parë të digjitalizimit të sistemit arsimor dhe se si ankesat e studentëve sipas tij “avulluan”.

“Duke parë prezantimin e mikut të ardhur nga Kembrixhi pas 7 vjetësh dhe 5 ministrave të ndryshuar, nuk munda të mos kthehem mbrapa në momentin kur hodhëm hapin e parë në digjitalizimin e sistemit, me provimet e hyrjes në universitete, duke vendosur një sistem rankimi të bazuar në rezultate dhe duke bërë praktikisht të pamundur vazhdimin e rrugës së kaosit ku kush kishte një mbështetje, një lidhje apo një mundësi për të paguar, të kapërcente dhe zinte vendin e dikujt tjetër që nuk kishte mbështetje dhe mundësi për të paguar. Në atë kohë pati shumë reagime kundër një procesi i tillë, por vetë procesi i hodhi poshtë të gjitha reagimet, pasi për herë të parë nuk kishte ankesa. Ankesat që shoqëronin procesin e futjes në universitet avulluan.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat. “Por i kërkoj ndjesë fondit dhe shokut Martin, z.Martin në fakt se nuk është me ne ky, por kur vjen puna te puna jemi të dy të partisë së punës, t’i kërkoj ndjesë sepse ka qenë një torturë e jashtëzakonshme për t’u përballur me paragkykime”, tha Rama, duke iu referuar kryetarit të Bordit të AADF-së Michael Granoff.

Sipas saj, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, ligji për të cilën u miratua në Kuvend, do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe përafrimin e tyre me standardet ndërkombëtare.

Kumbaro: Duhet t’i përgjigjemi standardeve ndërkombëtare

Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se kjo nismë përfaqëson një qasje të re që synon të reformojë shërbimet duke i përshtatur ato me epokën digjitale në arsim.

Takohemi në një moment që vjen si nevojë e natyrshme për t’u zgjeruar dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm në kapacitete dhe organizim administrativ, por në një qasje të re që përtej mureve e sallave, reformon shërbimet dhe modernizon sistemet duke iu përgjigjur ritmeve që na dikton koha digjitale në arsim dhe çdo sektor tjetër. Për nga vëllimi i proceseve, që janë jo pak, por 158 mijë shërbime në vit të ofruara nga QSHA sot”, tha Kumbaro.

Sipas saj, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, ligji për të cilën u miratua në Kuvend, do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe përafrimin e tyre me standardet ndërkombëtare

Marrëveshja e firmosur sot, sipas qeverisë synon të transformojë institucionin përgjegjës për administrimin e provimeve kombëtare dhe shërbimeve të tjera kyçe arsimore në një institucion modern, autonom dhe të bazuar në standarde ndërkombëtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights