Marreveshja

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e konsideron si “startin” e një gare armatimesh” në Ballkanin Perëndimor, marrëveshjen e ministrave të mbrojtes të Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë për bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen që u nënshkrua më 18 mars në Tiranë.

“Për ne është e vështirë, por mesazhin e tyre e kemi kuptuar. Do të ruajmë vendin dotë, do t’i pengojmë ata dhe do të mbrohemi me sukses nga çdo agresor i mundshëm, edhe nëse është kaq i fuqishëm”, tha Presidenti Vuçiç.

Duke folur pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute në Burksel, kreu i shtetit serb tha se memorandumi shkel marrëveshjet rajonale dhe se ishte i bindur se ajo ishte nënshkruar pa informuar NATO-n.

Vuçiç tha se ia kishte shprehur shqetësimin sekretarit Rute, por nuk dha detaje se ç’qëndrim kishte patur ai.

Ndërsa vetë Rutte shkroi në X se me presidentin serb bisedoi për rëndësinë e ruajtjes së sigurisë rajonale, si dhe të vazhdimit të forcimit të marrëdhënieve NATO-Serbi.

Marrëveshja Tiranë – Prishtinë – Zagreb le të hapur mundësinë që asaj t’i bashkohen edhe vende të tjera. Përfshirja e Kosovës nuk shkel marrëveshjet me Serbinë pasi në 2023-shin Prishtina dhe Beogradi ranë dakord që pala serbe nuk do e pengonte Kosovën të anëtarësohej në organizata ndërkombëtare.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights