Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) pritet të hapë të martën e 30 qershorit, procedurën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.
Gjatë mbledhjes, KLP do të shpallë fillimin e procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve, duke çelur thirrjen publike për aplikim për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Mandati 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, përfundon në dhjetor të këtij viti. Sipas ligjit, Prokurori i Përgjithshëm ushtron detyrën për një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.
Në mbledhjen e KLP-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Programi OPDAT.
