if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Mali i zi 1 1 1024x576

Kryeministri malazez, Milojko Spajic, ka përveshur mëngët duke iu bashkuar ekipeve të zjarrfikësve që janë angazhuar në betejën me flakët. Krahas shtëpive të djegura dhe njerëzve të plagosur, ka humbur jetën rreshteri 41-vjeçar Dejan Božović, ndërsa kolegu i tij, Marko Iković, është në gjendje kritike në spital. Spajic paralajmëroi dënime edhe më të ashpra për zjarrvënësit.

“Autoritetet kompetente kanë për detyrë të hetojnë shkaqet e zjarreve. Aty ku rezulton se ka pasur faktor njerëzor të përfshirë, do të kërkojmë që autorët të ndëshkohen në mënyrën më të rreptë. Ne do të shkojmë një hap më tej dhe, duke ndryshuar rregulloret dhe dispozitat penale, do të dërgojmë një mesazh se nuk duhet të ketë tolerancë për këto akte në Mal të Zi, dhe zjarrvënësit do të përballen me dënime dragoniane me burg. Qeveria do të krijojë një regjistër të dëmeve dhe, pasi të marrë vlerësimet zyrtare, do të ndihmojë qytetarët, prona e të cilëve u dëmtua nga zjarret,” tha kryeministri malazez.

Në orët e fundit, Mali i Zi po digjet nga jugu në veri, një situatë katastrofike ku zjarrfikësit rrezikojnë të humbasin betejën me flakët. Zonat më kritike janë Budva dhe Tivari, por flakët po përparojnë edhe në rrethinat e kryeqytetit Podgoricë, si dhe në Nikshiq e Shavnik. Era dhe tymi i dendur po vështirësojnë punën e ekipeve në terren.

Në ndihmë të shtetit malazez janë angazhuar zjarrfikës nga Kroacia dhe Serbia, ndërkohë që është konfirmuar edhe mbështetja nga Austria, Italia, Republika Çeke, Hungaria dhe vende të tjera jo-anëtare të BE-së.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights