if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Malaj 1 1024x576

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri një prezantim të gjendjes financiare të bashkive, në takimin “Shqipëria 2030-Sfidat dhe angazhimet vendore”, gjatë diskutimit mbi performancën e bashkive dhe grantit të performancës.

Duke iu referuar vlerësimeve të bëra nga Ministria e Financave, Malaj tha se performanca e bashkive është rritur që nga viti 2015, vit kur u zbatua reforma administrative territoriale. Kështu, buxheti vendor është rreth 89.9 miliardë lekë në vitin 2025 apo 3 herë më i lartë se sa në vitin 2015, ndërkohë që transferta e pakushtëzuar për pushtetin vendor është rritur në 26.2 miliardë lekë në vitin 2025, nga 12.3 miliardë lekë që ka qenë në vitin 2015.

Ministri tha se një rritje të performancës vërehet edhe sa i përket të ardhurave që realizohen nga vetë pushteti vendor, pasi ato janë rritur me rreth 300 milionë euro ose 3.4 herë më shumë se sa kanë qenë në vitin 2015.

Nga ana tjetër, ka një përmirësim të situatës së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura në nivel bashkish, ku stoku i detyrimeve të prapambetura është ulur me rreth 74 %, nga 12.1 miliardë lekë që shënonte në vitin 2015, në 3.2 miliardë lekë në vitin 2024.

“Në vitin 2015 kanë qenë mbi 30 bashki që paraqiteshin me probleme financiare apo në vështirësi financiare, ndërkohë që në vitin 2024 janë rreth 8 bashki që paraqiten me probleme financiare ose vështirësi financiare. Bashkia Vorë, Konispol, Pogradec, Peqin dhe Cërrik paraqiten me probleme financiare, ndërkohë që bashkia e Dimalit, Rrogozhinës dhe Kavajës paraqiten si bashki me vështirësi financiare. Bashkia e Vorës dhe bashkia Cërrik nga bashki me vështirësi financiare në 2023 rezultojnë në bashki me probleme financiare në 2024“, tha Malaj.

Megjithatë, referuar situatës financiare të disa bashkive, Ministri Malaj tha se bashkitë që paraqiten me probleme financiare duhet të miratojnë dhe më pas paraqesin pranë Ministrisë së Financave planin përkatës për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ndërsa ato bashki që ndodhen në vështirësi financiare duhet të miratojnë dhe paraqesin pranë MF planin e rehabilitimit finanaciar të tyre.

“Përeveç bashkive që kanë probleme financiare, kemi edhe bashki të cilat kanë pasur performancë të mirë sa i përket realizimit të të ardhurave vendore dhe investimeve. Ato i kemi listuar sipas performancës që kanë kryer. Të gjitha ato bashki që kanë realizuar të ardhurat e tyre vendore apo kanë kryer investime mbi 70 % të buxhetit të tyre të miratuar janë bashkia e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Gjithashtu, edhe në aspektin e investimeve, janë po prapë të njëjtat bashki që kanë realizuar investimet e tyre. Këtu mund të shtojmë edhe bashkinë e Lezhës, e cila ka performuar mirë sa i përket çështjes së investimeve.”

Sa i përket çështjes së taksës së pronës, Ministri informoi se Ministria e Financave është drejt finalizimit të çmimeve të reja të referencës dhe paralelisht do të bëhet edhe prezantimi i nismës së rivlerësimit të pronave, me normë tatimore të reduktuar, nisma këto që do të kalojnë në procesin e konsultimit të gjerë publik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights