Makina luksoze 3

Debuton në Dubai vetura superluksoze Bentley Batur e hapur. Është prodhuar në vetëm 16 ekzemplarë të realizuar me dorë në ofiçinën Mulliner të kompanisë në Crewe të Anglisë.

Mundësitë për personalizim të këtij automjeti janë të pafundme, pasi dhe çdo detaj realizohet pikërisht për të reflektuar vizionin personal të blerësit të pasur.

 

 

 

Ekzemplari i ekspozuar në Dubai ra në sy për ngjyrën shkëlqyese “Midnight Emerald” dhe për detajet në fibër karboni. Ndërsa në ekspozimin zyrtar është përdorur ngjyra mandarin me detaje gold dhe rozë për këtë superveturë. Design i brendshëm në lëkurë dhe detaje të tjera nënvizon karakterin e dy-vendëshes, që natyrisht ka mjaft opsione të tjera sipas përzgjedhjeve.  Çmimi i veturës ikonike Bentley Batur është 2.1 mln dhe ka një motor biturbo nga 750 kuaj fuqi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights