Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Jorida tabaku e1729592265989 770x430

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, duke vënë në pikëpyetje modelin ekonomik që qeveria ka përzgjedhur dhe që mbështetet kryesisht tek sektori i ndërtimit. Sipas Tabakut, kjo rritje nuk ka sjellë përfitime për sektorët e tjerë dhe nuk ofron një perspektivë të qëndrueshme ekonomike.

Tabaku ngre shqetësime të forta për premtimin e qeverisë që të ardhurat nga taksa e Windfall, të mbledhura gjatë krizës së çmimeve të energjisë, do të shkojnë për rritjen e pensioneve. “Ku është mbledhur kjo taksë dhe për çfarë është përdorur ajo?” – pyeti Tabaku, duke nënvizuar mungesën e transparencës nga ana e qeverisë.

Ajo gjithashtu kritikoi parashikimin e qeverisë për të ardhurat nga lojërat e fatit, të cilat janë vlerësuar në 40 milionë euro, dhe kërkoi sqarime për bazat e këtij parashikimi. Duke folur për politikën fiskale, Tabaku theksoi mungesën e një strategjie për lehtësimin e barrës mbi bizneset dhe përshpejtimin e procesit të de-rregullimit.

Për çështjen e pensioneve, Tabaku ngre shqetësime të mëdha dhe kërkon llogari mbi burimet që qeveria synon të përdorë për rritjen e tyre, duke vënë në dukje se rritja e TVSH-së dhe sigurimeve shoqërore nuk mjafton për të përmbushur këtë premtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights