Shqipëria ka përmirësuar me 19 vende renditjen në Indeksin Vjetor për lirinë e shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”.
Nga vendi i 99-të që ishte një vit më parë, Shqipëria renditet i 80-i nga 180 vende të marra në shqyrtim.
Raporti tregon një përmirësim të klimës së përgjithshme, por evidenton edhe problematika.
Në rajon Kosova ka rënien më të madhe duke u renditur e 99-a, 24 vende më poshtë se një vit më parë.
Përkeqësim ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut që ka zbritur në vend të 42-të nga vendi i 36-të.
Problemet më të mëdha me lirinë e shtypit i ka Serbia që ndodhet në vendin e 96-të dhe Bosnje-Hercegovina e 86-ta.