📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 235 1024x683

Arabia Saudite ka vendosur të lejojë sërish eksportet libaneze drejt mbretërisë, duke i dhënë fund një ndalese që ka zgjatur prej vitesh, raportoi agjencia zyrtare shtetërore e lajmeve të Arabisë Saudite më 10 qershor.

Ndalimi ishte vendosur për shkak të shqetësimeve të Riadit mbi ndikimin e Hezbollahut në Liban.

Mësohet se princi i kurorës dhe sundimtari de facto i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka urdhëruar rifillimin e importeve “në përputhje me hapat pozitivë të ndërmarrë nga qeveria libaneze”. Këto hapa përfshijnë “forcimin e institucioneve shtetërore” dhe “bashkëpunimin e palës libaneze për përmbushjen e angazhimeve të kërkuara”.

Po sipas raportimeve, nisja e këtyre eksporteve u komunikua gjatë një bisede telefonike mes ministrit të Jashtëm saudit, princit Faisal bin Farhan, dhe kryeministrit të Libanit, Nawaf Salam.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, e mirëpriti vendimin, duke thënë se ai do të japë një “kontribut të prekshëm në ringjalljen e ekonomisë kombëtare”. Edhe kryeministri Salam deklaroi se vendimi tregon “besimin e Arabisë Saudite ndaj Libanit” dhe përbën një “hap të rëndësishëm për mbështetjen e ekonomisë dhe hapjen e mundësive të reja për prodhuesit libanezë”.

Në vitin 2021, Arabia Saudite kishte pezulluar importet e frutave dhe perimeve nga Libani, duke pretenduar se disa dërgesa po përdoren për trafik droge dhe duke akuzuar Bejrutin për mungesë veprimi.

Arabia Saudite ishte destinacioni kryesor i eksporteve bujqësore libaneze në vitin 2019, me rreth 22.1% të totalit.

Vendimi vjen në një kohë kur Libani ka rritur përpjekjet për të kufizuar ndikimin e Hezbollahut, ndërsa tensionet rajonale mbeten të larta për shkak të përfshirjes së grupit në konfliktet më të gjera në Lindjen e Mesme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights