📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Edi rama sd

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë në kuadër të Paketës së Maleve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se përfituesi i parë është familja Hasani nga Thethi, e cila synon të investojë kursimet e saj në vendlindje, duke ringritur pronën e trashëguar dhe zhvilluar aktivitet në fushën e agroturizmit dhe bujqësisë.

“Sot kaloi, u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri.

Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo jetëzojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor a blegtoral si edhe agropërpunim, tokat e të parëve të tyre”, shkruan Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights