if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 629 1024x576

Mandatin e fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë, do ta marrë Kleana Xhuveli, e cila është kushërirë e parë e Adriatik Lapajt.

Ky është vendimi që sapo ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e kësaj të mërkure, më 23 korrik, duke i dhënë fund debatit mes dy drejtuesve të këtij koalicioni: Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.

Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se nuk qëndron argumenti i paraqitur nga përfaqësuesja ligjore partisë “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi, se KQZ ka miratuar në heshtje dorëheqjet në bllok të kandidatëve të listës së mbyllur ditën e zgjedhjeve më 11 Maj. Prethi me këtë argument kishte kërkuar kalimin e mandatit tek kandidatët e listës së hapur.

“Ka dy momente ligjore që për vendimmarrjen në lidhje me shpalljen e kandidatit fitues. Ka dy çështje që duhen sqaruar, e para a janë që prej 11 majit kandidatë për deputetë 12 personat e listës së mbyllur të cilët në këtë datë kanë depozituar deklaratën e dorëheqjes nga kandidimi? Çështja e dytë, a mundet që në këtë fazë akoma pa u shpërndarë mandatet dhe pa u shpallur kandidatët fitues një kandidat i listës së mbyllur të mund të kërkojë të mos e marrë mandatin nëse është rasti që ai do duhet ta marrë.

Në lidhje me çështjen e parë, janë apo nuk janë sot kandidatë për deputetë ata të listës së mbyllur. Pretendimi juaj se kjo dorëheqje është pranuar në heshtje nga KQZ, nuk qëndron argumenti se KQZ i ka miratuar në heshtje këto dorëheqje. Me miratimin e listave të kandidatëve sipas Kodit Zgjedhor, procesi quhet i mbyllur, në asnjë rrethanë juridike nuk mund të rikonsiderohen, si kërkesa ashtu edhe vendimmarrja”, tha Celibashi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights