📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kuvend seanca

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën plenare, me një rend dite që përfshin interpelanca me tre ministra, shqyrtimin e disa projektligjeve dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Po ashtu, do të zhvillohen dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi, si dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

Gjatë seancës pritet të shqyrtohen disa projektligje, mes të cilave ratifikimi i Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta, si dhe ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, si dhe projektligji për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights