Kurti është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Me të gjithë ata, sic thotë, ka pasur biseda konstruktive, duke veçuar në mënyrë të veçantë ate me O`Brien.
“Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, shkroi ai në platformën “X”.