Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Një orë para fillimit të takimeve në kuadër të dialogut në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Kurti në këtë takim është i shoqëruar nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Sot në Ohër do zhvillohet raundi i ri i dialogut, ku kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim mbi bazën e propozimit të BE-së për dialogun.

Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të takohen veç e veç me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borelll dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak, për të pasuar me takimin e përbashkët.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights