if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 304 1024x576

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në një takim krerët e partive parlamentare të shtunën, 28 qershor, në orën 16:00.

Kurti tha se këtë ftesë po e dërgon si partia e parë fituese dhe pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkruan Kurti.

Kujtojmë që ditën e djeshme, 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit duhet të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, duke zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka nisur më 15 prill, por deri më tani janë zhvilluar 37 seanca pa arritur zgjedhjen e udhëheqjes së Kuvendit.

Zvarritja e konstituimit të Kuvendit ka ardhur si pasojë e mospajtimeve politike, veçanërisht rreth mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit, nëse duhet të jetë votim i hapur apo i fshehtë. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare, por ajo nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në disa raunde votimi. Kjo ka çuar në tensione mes partive dhe në bllokim institucional.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights