Forcat ukrainase kanë njoftuar se synon të
vazhdojë sulmet duke përdorur drone detare, pas dy sulmeve të tjera të ndodhura
brenda 24 orëve.
Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës
(SBU), Vasyl Maliuk, u shpreh se çdo shpërthim që ndodh në anijet ruse ose urën
e Krimesë është “një hap logjik dhe efektiv”.
Maliuk tha se nëse rusët do të dëshironin t’i
ndalonin shpërhtimet e tilla, ata kanë të vetmen mundësi për ta bërë këtë, duke
u larguar nga ujërat territoriale të Ukrainës dhe tokës së tyre.
Cisterna Sig me flamur rus u dëmtua nga një
dron detar gjatë natës pranë urës që lidh gadishullin e aneksuar të Krimesë me
Rusinë kontinentale. Sipas agjencisë ruse për transportin detar, Sig u godit
pak para mesnatës së të premtes me orën lokale, e cila nuk mbante një ngarkesë
nafte në atë kohë.
Goditja në cisternën e naftës u krye në një
operacion të përbashkët me Marinën, tha një burim i Shërbimit të Sigurisë së
Ukrainës (SBU) për CNN.
Sulmi erdhi disa orë pasi dronët ukrainas
sulmuan një bazë të madhe detare ruse në Detin e Zi.