Photo output 1024x574

Inter është kualifikuar për në finalen e Champions League pas një ndeshjeje të çmendur dhe me shumë përmbysje ndaj Barcelonës, e cila përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të skuadrës italiane. Takimi i vlefshëm për gjysmëfinalen e dytë, ishte dramatik dhe spektakolar.

Skuadra e Simone Inzaghit e nisi vrullshëm dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave, pasi shënuan Lautaro dhe Çalhanoglu.

Në pjesën e dytë, Barcelona reagoi duke barazuar me golat e Garcia dhe Olmo. Dominimi i skuadrës katalanase vazhdoi dhe në minutën e 87-të, Raphinha realizoi golin e tretë për Barcelonën, duke përmbysur përkohësisht rezultatin në 3-2.

Megjithatë, Interi riktheu ekuilibrin në sekondat e fundit me një gol të Francesco Acerbit, për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Golin e katërt dhe të fitores për italianët e shënoi Frattesi.

Me këtë fitore, Interi siguron finalen e madhe dhe synon trofeun. Kundërshtari i zikaltërve në finale do të jetë fituesi i çiftit PSG-Arsenal.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights