📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
2krasniqi 696x464

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë në Forumin e Komunikimeve Digjitale dhe Medias organizuar nga Institutit Ndërkombëtar i Komunikimeve (IIC), mirëpritur nga Presidenti i ANCOM,  Valeriu Zgonea.

Forumi i organizuar në Bukuresht, Rumani, u hap me një tryezë të rrumbullakët mëngjesi, me përfaqësues të lartë të rregullatorëve nga Rumania, Kroacia, Anglia, Moldavia, Lituania etj., ku u ndanë praktikat më të mira të rregullimit në epokën digjitale.

Tryeza u drejtua nga Lynn Robinson, Drejtore e Përgjithshme i Institutit Ndërkombëtar të Komunikimeve dhe Valeriu Zgonea, President i Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin dhe Rregullimin në Komunikime (ANCOM), Rumani.

Në një postim në rrjetet sociale kryetarja e AMA-s u shpreh se “ndarja e përvojave mes kolegëve mbi sfidat që po kalon tregu mediatik dhe vetë rregullatorët janë shumë të dobishme për planet tona të punës”.

“Diskutuam për transformimin digjital në komunikim, mbrojtjen e publikut, përdorimin duhur i Inteligjencës Artificiale dhe platformave të shpërndarjes së videove etj”, tha Krasniqi.

Forumi i Komunikimeve dhe Medias Digjitale, IIC, ka mbledhur bashkë në Bukuresht , Rumani, rregullatorë dhe politikëbërës në fushën e komunikimit, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile nga vende të ndryshme të Europës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights