KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Arian Përmeti.

Përmeti deklaroi në seancën e KPK-së, që u mbajt më 15 shtator se pasuritë që ai zotëronte rridhnin nga burime të ligjshme, konkretisht nga trashëgimia ligjore e prindërve të tij të ndjerë, si trashëgimtarë të një pjese të pronave të familjeve Përmeti dhe Kosova, të rikthyera ose të kompesuara me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Arian Përmeti e ka filluar punën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2003. Prej vitit 2013, ai ushtron funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPA vendosi të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020 dhe të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për Entela Shedula, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.

Entela Shedula e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996.

Ajo ka punuar për një kohë të gjatë si gjyqtare në Gjykatën e Kavajës dhe prej vitit 2011 mban pozicionin e kryetares së kësaj gjykate.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights