1742840505 leonitasd

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vushtrrisë, ku një burrë 58-vjeçar ka vrarë ish-punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Tragjedia ka ndodhur në afërsi të qytetit, ku pronari i një furre buke, i identifikuar me inicialet A.M., ka qëlluar për vdekje 42-vjeçaren N.H. dhe më pas ka drejtuar armën ndaj vetes.

Policia e Kosovës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Lidhur me rastin, ka reaguar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili konfirmoi se prokurori kujdestar është duke ndjekur hetimet.

“Aktualisht nuk kemi informacion të detajuar se çfarë ka ndodhur, por prokurori është përgjigjur thirrjes së policisë dhe po merret me rastin,” deklaroi Preteni.

Nga dëshmitë e para, dyshohet se shkaku i vrasjes ka qenë xhelozia dhe pakënaqësia e dorasit për largimin e viktimës nga puna në furrën e tij. Familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, tha se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të këtij konflikti.

“Dyshohet se shkaku kryesor është xhelozia, se pse ka shkuar në një vend tjetër pune,” u shpreh Ajeti.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights