Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck-soo njoftoi se që nga 30 janari do të heqin detyrimin për mbajtjen e maskës në shumicën e ambienteve të mbyllura.

Detyrimi i vendosjes së maskës do të hiqet që nga fundi i janarit në ambientet e mbyllura përveç spitaleve, farmacive dhe transportit publik.

Qeveria ka zbutur masat kundër COVID-19 pasi numri i rasteve ditore dhe i vdekjeve nga COVID-19 është ulur dhe shkalla e vaksinimit është rritur.

Kryeministri Duck-soo në takimin për luftën kundër virusit, tha se pas 30 janarit mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme në shumicën e ambienteve të mbyllura.

Deri më sot në Korenë e Jugut janë regjistruar mbi 29 milionë raste me COVID-19 ndërsa si pasojë e virusit kanë humbur jetën 33 000 persona.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights