📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia 12 sd

Në Tiranë, një konflikt për linjën e ujit të pijshëm në një pallat ka përfunduar me plagosjen e rëndë të administratorit të godinës.

74-vjeçari është sulmuar me mjete prerëse, ndërsa autori i dyshuar, një 35-vjeçar banues në të njëjtin pallat, është arrestuar menjëherë nga Policia.

“Tiranë. Plagosi rëndë, me mjete prerëse, administratorin e pallatit ku banonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestojnë menjëherë pas krimit, autorin. Sekuestrohen mjetet prerëse (thikë dhe motorsharrë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit të mëngjesit të sotëm, se në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndodhej i dëmtuar administratori i objektit, shtetasi F. G., 74 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar, shtetasi K. L., 35 vjeç, banor i këtij pallati.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka plagosur rëndë, me mjete prerëse, 74-vjeçarin, gjatë një konflikti për linjen e ujit të pijshëm në këtë pallat.

I dëmtuari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, shkruan Policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights