Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve është shënuar, pranë tregut të qytetit të Kavajës.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes L.K. dhe I,I, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.
Gjatë konfliktit, I.I, dyshohet se është goditur me një levë në kokë.
Ai është transportuar në spitalin e Kavajës, për mjekim të specializuar, ndërkohë L.K., është ndaluar nga Policia e Kavajës.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
