Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
640 0 1733909540x640 0 rraja 1685445340

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), autoritetet kanë sekuestruar sot pasuritë e Redjan Rrajas, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Ardjan Ndoji, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.

Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Gjatë aksionit, u sekuestruan disa pasuri, përfshirë një automjet që i përket modeles Kejvina Kthella dhe tre prona të regjistruara në emër të Marsela Çiçës, të cilat dyshohet se janë kontrolluar nga Rraja.

Vlera e përgjithshme e pasurive të konfiskuara arrin në rreth 1 milion euro. Këto pasuri do të kalojnë në pronësi të shtetit dhe janë dorëzuar për administrim nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Materialet në lidhje me këtë operacion i janë dorëzuar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme. Ky veprim përbën një tjetër hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights