📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Colombia earthquake 770x432

Mbi 250 persona kanë humbur jetën dhe rreth 2,600 të tjerë janë plagosur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë të hënën në mëngjes. Rreth 200 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet mes rrënojave në qytetet më të goditura.

Cali dhe Pereira janë ndër zonat që kanë pësuar dëmet më të mëdha. Më shumë se 70 lëkundje pasuese janë regjistruar pas tërmetit kryesor, duke shtuar frikën te banorët dhe duke vështirësuar operacionet e shpëtimit.

 

 

Në Cali, ekipet e emergjencës po punojnë pa ndërprerje në rrënojat e ndërtesës Torres del Limonar, e cila u shemb plotësisht. Shpëtimtarët kanë raportuar shenja të mundshme jete dhe kanë hapur tunele për të arritur tek personat që dyshohet se janë ende të bllokuar.

Më shumë se 100 njerëz janë mbledhur pranë ndërtesës, duke pritur lajme për familjarët e tyre. Efrain Gallego pret të mësojë fatin e vëllait të tij 80-vjeçar dhe bashkëshortes së tij, të cilët mbetën të bllokuar pas shembjes së godinës.

“Sa herë që ka një njoftim se dikush është gjallë, shpresa se do ta gjejmë rilind”, është shprehur ai.

Në mes të shkatërrimit, operacionet e shpëtimit kanë sjellë edhe momente shprese. Një grua u nxor e gjallë nga rrënojat pas gati 30 orësh, ndërsa një foshnjë u shpëtua gjithashtu nga rrënojat e një ndërtese të shembur.

Në Cali janë raportuar të paktën 95 viktima, ndërsa qindra persona të tjerë janë plagosur. Dhjetëra ndërtesa janë shembur ose kanë pësuar dëmtime të rënda. Në një spital u shembën pjesë të kateve të sipërme, ndërsa në një shkollë në lagjen Calima katër fëmijë humbën jetën.

Mes viktimave në rajonin Choco është edhe Mateo Valencia, gjashtëvjeçari i kryebashkiakut të Bahia Solano, i cili humbi jetën kur shtëpia e familjes u shemb.

Mijëra banorë në Cali dhe Pereira e kanë kaluar natën jashtë banesave, nga frika e lëkundjeve të reja. Në zonat pranë epiqendrës janë raportuar ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike, ndërsa autoritetet kanë marrë mijëra kërkesa për inspektimin e banesave të dëmtuara.

Presidenti kolumbian ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka njoftuar mbështetje financiare për familjet e prekura. Më shumë se 1,100 shtëpi janë shkatërruar plotësisht dhe mbi 8,000 të tjera janë dëmtuar.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka ofruar ndihmë për Kolumbinë. Kombet e Bashkuara dhe disa shtete kanë shprehur solidaritet dhe kanë njoftuar mbështetje për operacionet humanitare.

Ekipet e shpëtimit vijojnë punën pa ndërprerje, me shpresën për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights