📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1200 630 gbfgbfgfbg 6ace4ac977306

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përfshirjen e të rinjve dhe të miturve në akte të dhunshme gjatë protestave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ndau pamje ku, shihen disa të rinj të shoqëruar nga kandidatja e PD-së për deputete, Ilirjana Kuçana, të cilët mbajnë në çanta bombula zjarri.

“Mos e prek studentin me dorë, por armatos të mitur si mercenarë dhe nisi si mish për top”, shkroi Koçiu, duke akuzuar opozitën se po përdor të rinjtë për qëllimet e saj politike.

Ajo theksoi se, “kjo është e vetmja strategji e një opozite të falimentuar moralisht dhe politikisht”.

Zëvendëskryeministrja shtoi se përpjekjet për ta kthyer vendin në kaos dhe dhunë nuk do të kenë sukses.

“Sado të përpiqet Saliu dhe çeta e tij huligane, që nuk heziton të shfrytëzojë as të miturit për hallin e tyre, Shqipëria🇦🇱nuk do të kthehet më kurrë pas në flakë, kaos e në tym”, deklaroi Koçiu.

Zëvendëskryeministrja theksoi se të rinjve duhet t’u ofrohen mundësi zhvillimi dhe perspektivë europiane, në vend të përfshirjes në akte dhune.

“Detyra jonë është t’u japim të rinjve aspiratën e Shqipërisë Europiane, hapësirat e zhvillimit dhe mundësitë e së ardhmes, jo shishen me benzinë e molotovin e së shkuarës”, përfundoi Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights