1750491648 rinumrimiivotave

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Koli Bele në një prononcim për mediat nga Pallati i Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumërohen votat për bashkinë Tiranë, u shpreh se nëse vijohet me këtë ritëm pritet një përfundim i procesit ndoshta ditën e shtunë, ose të hënën.

“Teksa janë numëruar gati gjysma e kutive dhe në këtë ritëm normal ndoshta në ditën e shtunë ose maksimalisht të hënën, pas një jave do të kemi një përfundim të procesit”, u shpreh anëtari i KAS.

Ndër të tjera Bele, theksoi se në këtë proces po bëhet vetëm rinumërimi i votave, teksa u shpreh se nuk po hetohet për atë se çfarë ka ndodhur me kutitë. Ai theksoi se kjo gjë nuk i takon KAS.

“Duhet të kuptojmë që ndryshimi i votave reflekton më shumë se 600 kuti të numëruara dhe këtu gjëja e parë mund të jenë kriteret e vlerësimit, apo edhe gabimet njerëzore. Por duhet të kuptojmë që ky proces në vetvete nuk bën hetimin për kuti, por do të rinumërohen për të dalë një rezultat përfundimtarë. Për të konkluduar nëse në ndonjë rast ka për qëllim shkelje ligji duhet hetuar në një proces tjetër. Ne nuk po hetojmë kuti më kuti se çfarë ka ndodhur, por rinumërojmë.  Unë nuk jamë në gjendje të jap konkluzion për secilën kuti, por duhet të kuptohet që në këtë proces ka edhe gabime njerëzore, por ne nuk jemi duke hetuar kuti sepse nuk i takon KAS.  Nuk është organi që kryen hetime zgjedhore. Në vetvete çdo procesverbal është në kompjuter dhe nuk ka nevojë që ne të mbajme shënime dore”, shprehet Bele.

Në përfundim të fjalës së tij Bele u shpreh se shpreson që ky proces të mbyllet ne transparencë të plotë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights