Img 4177

Tym i bardhë në Vatikan! Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun. Tashmë është bërë i ditur emri i papës që është Robert Francis Prevost, i cili do të njohet si Papa Leoni XIV.

Bëhet e ditur se Papa i ri është me origjinë amerikane, gj për herë të parë

Kujtojmë se sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapeles Sistine, teksa në votimin e katërt është mundësuar zgjedhja e Papës. 133 kardinalëve që kanë të drejtën e zgjedhjes nuk u është lejuar komunikimi me botën e jashtme gjatë kësaj kohe.
Ditën e sotme u kryen edhe dy votime të tjera të cilat dështuan në zgjedhjen e Papës së ri.
Për zgjedhjen e Papës, janë kërkuar të paktën 2/3 e votave. Në rastin konkret janë nevojitur 89 vota për të zgjedhur Papën, pasi numri i kardinalëve zgjedhës është 133.

Vendimi për zgjedhjen e Papës është pritur me brohoritje dhe festime midis turmave të mbledhura në Vatikan.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights