Tarifat e kanadase 1024x572

Kryeministri kanadez Mark Carney i tha Presidentit Donald Trump të mërkurën se kombi i tij do të hakmerret ndaj tarifave të vendosura nga SHBA. Kryeministri i Kanadasë e quan si një luftë tregtare ngritjen e tarifave nga ana e SHBA-ve.

Presidenti amerikan Donald Trump mori në konsideratë pretendimet e kryeministrit të Kanadasë. Ai shprehu qëndrimin se është i gatshëm për të arritur një marrëveshje, por pasi tarifat e tij të hyjnë në fuqi.

Udhëheqësit e vendeve kufitare folën të premten, para se tarifat e SHBA të hyjnë në fuqi më datën 2 Prill. Datë të cilën Presidenti Trump e ka cilësuar si “Dita e Çlirimit të Amerikës”.

Thirrja erdhi disa ditë pasi Trump njoftoi tarifat e reja për automjetet, duke prishur dekada të tregtisë së lirë midis kombeve. Si shenjë revolte apo “hakmarrjeje”, në një deklaratë të premten, zyra e Carney tha se Kanadaja planifikon të zbatojë tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane javën e ardhshme në përgjigje të taksave të premtuara të importit nga Trump.

Por, kryeministri Carney nuk dh specifika, sa i takon kohës dhe shtrirjes së tarifave hakmarrëse.

“Kryeministri informoi Presidentin se qeveria e tij do të zbatojë tarifa hakmarrëse për të mbrojtur punëtorët kanadezë dhe ekonominë tonë, pas njoftimit të veprimeve shtesë tregtare të SHBA më 2 Prill 2025”, tha zyra e kryeministrit në një njoftim për shtyp.

Megjithatë, Carney dhe Trump dhanë një “shenjë”  shpresëdhënëse pas telefonatës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights