if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Kryemadhi ne spak

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po përballet me akuza absurde, të cilat lidhen me një kredi të marrë në vitin 2010.

Vepra penale, qoftë për mua apo për mamanë time, quhet pse unë kam marrë një kredi në vitin 2010 dhe kjo kredi qenka e paligjshme, edhe pse ajo është shlyer për 4-5 vjet, ndërkohë që mamaja ime e ka shlyer për 9 muaj. Ka një analizë financiare nga SPAK, por kemi edhe ne tonën.
Personi që ka bërë analizën nuk është ekspert, ndërsa i yni është i licencuar nga Ministria”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo shtoi se nga ana e prokurorëve sheh “shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash, përpos diskriminimit dhe intimidimit të dëshmitarëve”.

Kryemadhi nënvizoi se emrat e përfshirë në këtë çështje janë “shumë interesantë”, duke aluduar për prapaskena më të thella politike e juridike.

Theksoi se nuk do kërkojë gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë se më 29 gushtProkuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku.

SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.

Tanimë pritet që Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion të caktojë këtë muaj një seancë paraprake për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights