Jon mersinaj 1024x614

Jon Mersinaj ndryshon skuadër por jo kampionat. Qendërmbrojtësi ka zyrtarizuar kalimin në radhët e Osijek, për të hedhur pas krahëve eksperiencën e gjatë te Lokomotiva e Zagrebit.

Një lëvizje tepër e rëndësishme për 26-vjeçarin, pasi bashkohet me një prej kandidatëve për titullin kampion në këtë sezon në Kroaci. Me bardheblutë ai ka nënshkruar deri në vitin 2027, teksa mori fanellën me numrin 15.

“Sigurisht që jam i kënaqur me këtë firmë. Kam kaluar shumë mirë te Lokomotiva, por ka ardhur koha për disa sfida të reja. Osijeku ka kushte të shkëlqyera dhe shpresoj të jap kontributin tim në arritjen e synimeve të klubit. Besoj se do të përshtatem shpejt. Pres me padurim momentin kur do të debutoj për klubin tim të ri dhe do të prezantoj veten para tifozëve”.

Mersinaj vjen pas një eksperience të gjatë, kryesisht në Superligën kroate. Ai luajti gjithsej 132 ndeshje për Lokomotivën, madje duke fituar tepër terren te skuadra kryeqytetase dhe mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa prej sfidave.

Kjo marrëveshje e ndihmon për të qenë akoma dhe më shumë në syrin e Kombëtares Shqiptare, me Mersinaj që tenton të shndërrohej kandidat potencial për të zëvendësuar njërin mes Gjimshitit, Kumbullës apo edhe Ismajlit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights