if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Ambulanca 1024x540

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte te “Rruga e Arbrit”, në dalje të qytetit të Peshkopisë. Punonjës i ADZM Dibër, B.S. ishte nisur për shuar flakët në Lurë, por humbi kontrollin mbi mjetin që po drejtonte, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj.

Fillimisht 43-vjeçari është dërguar me shenja jete në spitalin e Dibrës, por mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë”, njoftuan uniformat blu të policisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights