Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Borsh 1024x523

Një 26-vjeçar u vu në pranga në Borsh. Sipas asaj që njoftoi policia, ai kërcënoi me pistoletë dy punonjëse të hotelit të tij, një 21-vjeçare dhe një 53-vjeçare, nënë e bijë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja””, njoftoi policia.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë. Mes tyre është një 56-vjeçar, babai i autorit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj 21-vjeçares. Ndërsa një 76-vjeçar dyshohet se ka fshehur pistoletën që ka përdorur i riu.

“Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit”, njoftoi policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights