Loran dusha 1024x576

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg Loran Dushën, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zimbabvet drejt vendit tonë.

Ai ishte në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Dusha ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit të Fierit.

Kjo për arsye se ai është i shtruar në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Kujtojmë se më 23 shtator të vitit 2023, GJKKO vendosi dënimin e tij me katër vite e tetë muaj burg si pasojë e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit.

Mirëpo një vit më vonë, Gjykata e Posaçme e Apelit ktheu për rigjykim dosjen me një trupë tjetër gjykuese, duke prishur në këtë mënyrë vendimin e Shkallës së Parë.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën në Dhjetor 2022. Sipas SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë Euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë Lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Të gjithë të akuzuarit i mohuan akuzat e SPAK dhe kërkuan pafajësi në të dyja shkallët e gjyqësorit. Mes tyre edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights