Image 100 1024x576

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur fazën e dytë të operacionit për shembjen e objekteve pa leje në fshatin Theth.

Në këtë fazë janë identifikuar rreth 30 objekte pa leje që do të prishen.

Banorët janë njoftuar procedurialisht për prishjen e ndërtesave të tyre.

IKMT thekson se veprimet kryhen me qëllim respektimin e legjislacionit për mbrojtjen e territorit dhe ruajtjen e integritetit të zonës natyrore dhe historike të Thethit.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka theksuar se ky aksion do vijojë pa ndërprerje.

Së fundmi, ai publikoi një video nga Parku Kombëtar i Valbonës, me një apel për ndërtuesit.

“U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë ‘sport’ të ulët, ndaluni”, shkruante kreu i qeverisë, duke theksuar se vijimi i ndërtimeve pa leje është i kotë dhe vetëm do të sjellë humbje kohe dhe parash.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights