Ikmt dhermi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug.

Aksioni ka nisur mbrëmjen e së dielës, konkretisht në Jalë, nga ku u prishën katër objekte pa leje.

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka pezulluar nga detyra  mëngjesin e sotëm 5 punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë.

Bëhet  me dije se shkak për këtë vendim është bërë lejimi i një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.

Lidhur me këtë para disa ditësh pati edhe disa procedime.

Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:00, mësohet se IKMT prishi 4 struktura në Jalë, të cilat kanë qenë pa leje dhe nuk ka pasur kundërshtime.

Ndërkohë që sot, në Dhërmi, ka nisur puna për prishjen e 5 objekteve të tjera.

Sipas informacioneve, kishte nisur ndërtimi i kapanonëve që do të shërbenin për mbajtjen e materialeve për ndërtimet që do bëheshin më pas.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights