📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Flamur BE 696x464

Shqipëria po vijon procesin e integrimit europian përmes reformave që synojnë modernizimin e ekonomisë dhe përafrimin e saj me standardet e Bashkimit Europian.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po avancon procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së përmes një pakete prej nëntë projektligjesh që prekin fusha kyçe të ekonomisë dhe tregut.

Sipas Ibrahimajt, këto reforma synojnë të forcojnë sigurinë juridike për bizneset dhe investitorët, të rrisin mbrojtjen e konsumatorëve, të nxisin konkurrencën e ndershme, të përmirësojnë transparencën në treg dhe të mbështesin transformimin digjital të ekonomisë.

“Shqipëria po vijon rrugën e integrimit europian përmes reformave konkrete që modernizojnë ekonominë dhe e afrojnë vendin me standardet dhe tregun e Bashkimit Europian. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po përafron legjislacionin shqiptar me acquis të BE-së përmes një pakete prej 9 projektligjesh që modernizojnë kuadrin ekonomik dhe tregtar të vendit”, tha Ibrahimaj.

Ajo theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është institucioni lider në shtatë kapituj negociues me BE-në, bashkënegociatore në tre kapituj të tjerë dhe kontribuese në gjashtë kapituj.

Paketa ligjore përfshin projektligje që lidhen me shoqëritë tregtare, të drejtat e aksionarëve, regjistrin e biznesit, bashkimet dhe ndarjet ndërkufitare të shoqërive në Qendrën Kombëtare të Biznesit, grupimet ekonomike me interes europian, shoqëritë europiane të bashkëpunimit si dhe marrjen nën kontroll të shoqërive me ofertë publike.

“Përafrimi me legjislacionin e Bashkimit Europian do të thotë më shumë siguri për bizneset dhe investimet, më shumë transparencë në treg dhe më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj, reformat janë pjesë e angazhimit të Shqipërisë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE dhe për të krijuar një mjedis ekonomik më konkurrues e tërheqës për investimet vendase dhe të huaja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights