📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1200 630 1771018974xdelina ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se reforma e pensioneve po kalon një fazë analize disamujore nga institucioni që ajo drejton.

E pyetur në një konferencë për medie, Ibrahimaj tha se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po kryen një analizë disa mujore mbi këtë reformë.

Sipas saj, këtë javë po zhvillohen diskutime intensive me ekspertë të Bankës Botërore, të cilët po mbështesin hartimin e reformës së pensioneve, ndërsa brenda muajit shtator pritet të bëhen të ditur të gjithë komponentët e ndërhyrjes, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së skemës së pensioneve në të ardhmen.

E pyetur lidhur me indeksimin e pensioneve, ministrja tha se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar indeksimi i pensioneve, i cili, sipas saj, nuk do të kryhet më në tetor, por në korrik.

Ajo bëri të ditur se norma e rritjes së çmimeve për shportën e pensionistëve ka rezultuar 2,7%.

“Ne kemi treguar se gjatë përballimit të krizave kemi pasur një vëmendje të shtuar ndaj grupeve të popullsisë që nuk mund t’i përballojnë rritjet e çmimeve”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se inflacioni aktual ndodhet në nivelin rreth 3%, brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, duke shtuar se nuk konsiderohet një situatë problematike për ekonominë.

Megjithatë, ajo nënvizoi se në çdo moment kur treguesit ekonomikë do të tregojnë rritje të çmimeve përtej nivelit të përballueshëm për pensionistët dhe shtresat në nevojë, qeveria do të marrë masat e nevojshme për mbështetjen e tyre.

Ibrahimaj shtoi se synimi i qeverisë është që rritja ekonomike të prekë të gjitha kategoritë dhe që rishpërndarja e të ardhurave dhe përfitimeve të saj të shkojë veçanërisht për pensionistët, përmes politikave të ndërmarra për rritjen e të ardhurave të tyre.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights