📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Erytretyerty

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 18”, duke arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve për kapjen e personave të kërkuar, policia ka zbardhur informacionet e siguruara nga inteligjenca dhe ka bashkëpunuar me autoritetet italiane. Gjatë operacionit, u arrestua Ermal Luku, 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës, i cili ishte nën hetim për lidhje me një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Brescias në Itali më 29 Shtator 2024. 41-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights