📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
640 0 1737970098xvisha

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e “arrestit me burg” për Eduart Lamin.

Prokuroria e akuzon për ‘armëmbajtje pa leje’, ndërsa dyshohet për vrasjen e Lulzim Vishës.

Kujtojmë se 37 vjeçari ra në pranga mëngjesin e së Shtunës, pas kontrolleve të kryera në banesën e kushëririt të tij Ervis Lami. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga blutë.

Lulzim Visha u gjet i vrarë mëngjesin e 24 Janarit në një makinë në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës.

Visha punonte postier dhe në momentin e ngjarjes ishte nisur për në punë me automjetin e një poste private, ku u qëllua me breshëri plumbash.

Sipas informacioneve paraprake, janë gjetur 12 gëzhoja pistolete brenda mjetit me të cilin po lëvizte viktima.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights