Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e “arrestit me burg” për Eduart Lamin.
Prokuroria e akuzon për ‘armëmbajtje pa leje’, ndërsa dyshohet për vrasjen e Lulzim Vishës.
Kujtojmë se 37 vjeçari ra në pranga mëngjesin e së Shtunës, pas kontrolleve të kryera në banesën e kushëririt të tij Ervis Lami. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga blutë.
Lulzim Visha u gjet i vrarë mëngjesin e 24 Janarit në një makinë në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës.
Visha punonte postier dhe në momentin e ngjarjes ishte nisur për në punë me automjetin e një poste private, ku u qëllua me breshëri plumbash.
Sipas informacioneve paraprake, janë gjetur 12 gëzhoja pistolete brenda mjetit me të cilin po lëvizte viktima.