Policia 1 1024x538

Policia e Beratit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar me 10 muaj burg.

Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu i arrestuari akuzohet për veprën penale ‘Dhuna në familje’.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat: kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 40 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale ‘Dhuna në familje’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights